Fillimi Per ne Stafi Video Shitore Forum Kontakt Dergo Artikull Kerko Lojra
 Article search: Site Web Last Updated: 06/08/2010 - 20:17

» Kategoritë
   Maqedoni
   Rajoni
   Bota
   Analiza (Kolumna)
   Islam
   LifeStyle
   Sporti
   Internet
   Kultur
   Teknologji
   Shkence
   Bota e Yjeve
   Argetim
   Njerez te humbur

» Arkiva
MonTueWedThuFriSatSun
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
 
» Votoni
Cili politikan jep mė shum kontribut pėr Shqiptarėt nė Maqedoni?

Ali Ahmeti
Menduh Thaci
Bardhyl Mahmuti
Imer Selmani


» Lajmet ne e-mail 

Subscribe
Unsubscribe

 

Latest news: Qeveria pėrgatitet pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim nė BE  -  Pakistani shqyrton njohjen e Kosovės  -  Shqyrtohet mundėsia e heqjes sė taksės pėr kartonėt e gjelbėr  -  Tundimi, vehabi i shqiptarėve  -  Berishės: Shqipėrinė do ta vizitojnė 7 milionė turistė  -  
 
Si u dėbuan shqiptarėt e Manastirit
Rating: (0 votes) Printable version Email to a friend Discuss this article
Posted: 24/02/2010 - 17:59
• Nė Vilajetin e Manastirit ka jetuar njė numėr tepėr i madh i popullatės shqiptare gjatė gjithė periudhave historike, por ata kanė jetuar dhe nė vet kryeqendrėn e tij, nė qytetin e Manastirit.

Me rënien e Perandorisë Osmane, por dhe më parë ka patur lëvizje dhe dyndje të popullatës shqiptare nga Manastiri, por dhe nga gjithë rrethina e sajë, duke e marrë parasysh si Vilajet në tërësi. Sidomos gjatë luftërave Ballkanike, asaj të Parës dhe të Dytës, por edhe gjatë luftës së Parë botërore, askush nuk e din numrin e saktë të të dëbuarve dhe të dyndurve shqiptarë që kanë lëvizur për nga Turqia dhe Rumania, por dhe për në Itali, Bullgari, e deri në Ukrainë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pas kësaj periudhe vazhdon spastrimi etnik dhe dyndjet e mëdha të shqiptarëve nga Manastiri dhe rrethina e tij. Ata, gjatë viteve të pasluftës hasin në shtypje të mëdha duke ua uzurpuar pronat dhe pasuritë e patundshme, por edhe arin, duke ua ndaluar veshjen tradicionale, dhe më pas me planin dhe marrëveshjen e Titos dhe Menderezit nga pala turke, shqiptarët u shpërngulën për në Anadoll, duke i detyruar ata që të deklaroheshin turq.

Që nga viti 1951 e deri vitin 1968, nga Manastiri dhe rrethi i tij janë shpërngulur për në Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe Evropë, mbi 38 000 shqiptarë. Por nuk mbeti me kaq. Shqiptarët nga këto anë vazhduan të emigronin në vendet e lartpërmendura akoma, përmes martesave, dhe mënyrave të ndryshme.

Nga këto dyndje, pasojat janë të parapara dhe tronditëse. Disa fshatra nuk ekzistojnë më dhe si struktura urbanistike. I ka ngrënë dhëmbi i kohës. Fshatrat Snegovë, Armatush, Drevenik, Zllakuqan nuk kanë më asnjë banorë.

Tani, Manastiri ka një numër të konsiderueshëm të popullatës shqiptare, dhe atë numri më i madh jeton nëpër fshatrat përreth. Kurse në brendinë e qytetit, ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, dhe ata janë ardhacak nga shumë treva të tjera, si nga Struga dhe rrethi i sajë, nga rrethi i Krushevës, Prilepit dhe Prespës. Qytetar të vjetër Shqiptar të Manastirit më s’ka. Ata jetojnë tanimë në Stamboll të Turqisë, një numër shumë i madh i tyre.

Në fillim Manastiri ka qenë një qytezë e vogël dhe kështu ka vazhduar deri në vitet 1800 – 1850. Zhvillimi i qytezës në një qytet të zhvilluar me një ekonomi të rëndësishme për Vilajetin e atëhershëm fillon pas kësaj periudhe, dhe shqiptarët këtu japin kontributin e rëndësishëm ekonomik.

Manastiri ishte një udhëkryq ku gërshetoheshin rrugët e tërë Ballkanit, apo Rumelisë si quhej atëherë. Akoma dhe asaj kohe po funksiononte rruga Antike “Via Egnatia”, e cila lidhte të gjitha Vilajetet e Rumelisë me Stambollin, kryeqendrën e Perandorisë Osmane. Sidomos lidhja me Selanikun dhe bregdetin shqiptar ka qenë një rrugë arterie kryesore që ka shërbyer për tregtinë dhe këmbimin e mallrave të ndryshme. Atëherë fillon dhe ringjallja e shqiptarëve si në aspektin frymorë, ashtu dhe at ekonomik. Shqiptarët fillojnë të participojnë në ekonominë e qytetit. Bëhen pronarë të objekteve të ndryshme, si të tregjeve, haneve (hoteleve të asaj kohe), hamameve (banjave publike), zejtarinë e marrin në dorë, merren me tregti, dhe me shumë veprimtari të tjera të kohës. Ndërtohet hani i Dibrës, ai i Kërçovës, hoteli “Liria”, shtypshkronja e Qiriazëve, ngritja e Bezistanit gjithashtu ndihmohet nga shqiptarët, etj.

Janë disa familje të njohura e të ngritura në nivelin aristokrat të kohës si ajo e Gërmenjëve, Qirjazve, familja Topulli, Zavalanët, etj. Shqiptarët në Manastir ishin gati të dytit sipas dominimit ekonomik pas hebrenjëve dhe grekëve. Shqiptarët ishin të përfshirë edhe në administratën e pushtetit osman këtu në selinë e Vilajetit të Manastirit, e njëri nga valitë e Vilajetit, ishte me prejardhje shqiptare. Por kjo e gjithë shkatërrohet gjatë luftërave Ballkanike, asaj të Parë Botërore, të Dytës dhe pas saj. Pronat e shqiptarëve bien në duart e okupatorëve dhe dhunuesve sllav dhe u merren gati pa pagesë, pasi shqiptarët iknin për në Anadoll. Pas luftës së Dytë Botërore, ata që mbetën të jetojnë në Manastirin e Jugosllavisë, ishin vetëm krah pune nëpër fabrikat që hapeshin për ardhacakët nga fshatrat sllave. Asnjë prej tyre nuk ishte në pozitë drejtuese, as nëpër fabrikat e kombinatet, e as nuk ishin të përfaqësuar në administratën shtetërore të atëhershme.

 

» Analiza
Tundimi, vehabi i shqiptarėve
• Gjatė kėsaj vere, nė tė katėr anėt e hapėsirės shqiptare, ėshtė njoftuar rreziku vehabi. Nė Shkup ky rrezik ėshtė identifikuar tek imami i shkarkuar i xhamisė Isa Beg dhe opinionisti i gazetės "Koha e Re", Ramadan Ramadani.
Propaganda kundėr UĒK -sė ėshtė interes i Serbisė
• Gjenerali i ushtrisė shqiptare, Kudusi Lama nė njė intervistė ekskluzive pėr agjencinė e lajmeve INA flet pėr vlerat e luftės sė UCK-sė, si dhe pėr zhvillimet e fundit aktuale dhe tė sigurisė nė rajon.
Si u dėbuan shqiptarėt e Manastirit
• Nė Vilajetin e Manastirit ka jetuar njė numėr tepėr i madh i popullatės shqiptare gjatė gjithė periudhave historike, por ata kanė jetuar dhe nė vet kryeqendrėn e tij, nė qytetin e Manastirit.
Shumė zhurmė
• Titulli i kėtij teksti ėshtė plagjiat, i huazuar nga refreni i njė kėnge tė lehtė tė njė grupi tė njohur nga Tirana.


» Bota e Yjeve

U2 turne nė 100 stadiume
• Anėtarėt e bendit U2 bėhen gati pėr tė performuar nė 100 koncerte nėpėr stadiume, si pjesė tė turneut botėrorė qė do tė zgjatė plot 18 muaj, pėr tė promovuar albumin e ri, “No Line On The Horizon”.
Kelly largohet nga rehabilitimi
• Njoftohet se vajza e rokerit legjendar Ozzy Osbourne, Kelly, ėshtė larguar nga qendra rehabilituese, pasi qė ajo ėshtė parė bashkė me nėnėn e saj duke dalė nė shoping nė Kaliforni.
Angelina do tė adoptojė sėrish
• Angelina Jolie ka njoftuar se ajo dhe Brad Pitt janė duke menduar qė ta adoptojnė njė tjetėr fėmijė.
Cruz: Punė e madhe nėse nuk martohem
• Aktorja Penelope Cruz pranon se prioritet i saj nuk ėshtė martesa, por tė ketė fėmijė dhe t’u pėrkushtohet atyre.
Elsa njė show-woman
• Kėngėtarja e njohur Elsa Lila ėshtė duke konsideruar realizimin e njė shou bisedues nė RTSH.
Williams incizon albumin e ri nø njø kamp jashtøtokøsorøsh
• Køgnøtari britanik, Robbie Williams, ka kaluar dy javø nø njø kamp tø pjatave fluturuese duke shkruar muzikøn pør albumin e tij tø ri.
Allen: Mediat mė kanė nė sy tė keq
• Ylli britanik i muzikės pop, Lily Allen, i ka akuzuar gazetarėt se i kanė vendosur cak asaj dhe po mundohen ta nxjerrin sa mė keq.
Aktorja e pensionuar Jessica Simpson
• Jessica Simpson nuk e ka nė plan qė t’i rikthehet aktrimit. Kėngėtarja e cila ka luajtur rolin e Daisy Duke nė filmin "The Dukes of Hazzard", dhe ėshtė paraqitur nė filmat "Blonde Ambition" dhe "Employee of the Month



» Interneti