|
» Kategoritë
» Arkiva
» Votoni
» Lajmet ne e-mail

|
75 % e qytetarėve tė pakėnaqur me standardin jetėsor
Posted: 24/02/2010 - 18:01
• Tre e katėrta e qytetarėve janė tė pakėnaqur nga standardi jetėsore nė Maqedoni. Madje pjesėn mė tė madhe tė tyre e pėrbėjnė shqiptarėt, 30 % e tė cilėve si shpėtim tė vetmin shohin emigrimin nė vendet evropiane.
Këto janë rezultatet e Agjencisë për hulumtimin e opinionit publik ‘Gallup’, të cilat u prezantuan në tribunën me temë “Në orën e njëmbëdhjetë të integrimit në BE”. “Dhe së bashku çfarë shohim këtu është se 70% e qytetarëve të Maqedonisë thonë se përballen me këto vështirësi dhe keni një shoqëri të ndarë ku 1/3 ia dalin disi, por jeta e 2/3 të popullsisë përditshme karakterizohet me luftë të përditshme dhe shqetësim material”, deklaroi Robert Mancin, përfaqësues i ‘Gallup Europe’. Ambasadori i BE-së Fuere mendon se bashkësitë etnike janë të konsoliduar vetëm për sa i përket luftës me problemet ekonomike. “Papunësinë të gjithë bashkësitë etnike e shikojnë si një problem të përbashkët, por nga ana tjetër nëse e shihni si janë ndërtuar strukturat politike ekziston një vijë e gjatë etnike”, tha Ervan Fuere, ambasador i BE-së. Sipas deputetes Ermira Mehmeti, kjo ndarje në vija etnike tregon se shqetësimi më i madh i shqiptarëve është mosintegrimi i plotë i vendit në BE dhe NATO. “Shqetësimet e komunitetit shqiptar në këtë fazë janë më se të dukshme dhe ato janë shqetësime të cilat tejkalojnë interesat apo ndasitë apo përkatësitë partiake janë interesat e shqiptarëve në përgjithësi që kanë të bëjnë me shqetësimin porsa i përket integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”, theksoi Ermira Mehmeti Devaja, deputete e BDI-së. Pjesë e këtij debati ishin edhe shumë profesorë universitarë nga vendi. |
|
» Analiza
Tundimi, vehabi i shqiptarėve
• Gjatė kėsaj vere, nė tė katėr anėt e hapėsirės shqiptare, ėshtė njoftuar rreziku vehabi. Nė Shkup ky rrezik ėshtė identifikuar tek imami i shkarkuar i xhamisė Isa Beg dhe opinionisti i gazetės "Koha e Re", Ramadan Ramadani.
|
Propaganda kundėr UĒK -sė ėshtė interes i Serbisė
• Gjenerali i ushtrisė shqiptare, Kudusi Lama nė njė intervistė ekskluzive pėr agjencinė e lajmeve INA flet pėr vlerat e luftės sė UCK-sė, si dhe pėr zhvillimet e fundit aktuale dhe tė sigurisė nė rajon.
|
Si u dėbuan shqiptarėt e Manastirit
• Nė Vilajetin e Manastirit ka jetuar njė numėr tepėr i madh i popullatės shqiptare gjatė gjithė periudhave historike, por ata kanė jetuar dhe nė vet kryeqendrėn e tij, nė qytetin e Manastirit.
|
Shumė zhurmė
• Titulli i kėtij teksti ėshtė plagjiat, i huazuar nga refreni i njė kėnge tė lehtė tė njė grupi tė njohur nga Tirana.
|
 » Bota e Yjeve
» Interneti
|